Aksident në Kosovë, makina përplas për vdekje fëmijën

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në Kosovë ku një fëmijë ishte duke ecur në rrugë është përplasur për vdekje nga një makinë në Kosovë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme rreth orës 17:15 në fshatin Kovrag të Istogut,  në rrugën Pejë-Mitrovicë.

Sipas policisë në Kosovë fëmija ndërroi jetë në Spitalin Rajonal nё Pejё për shkak të lëndimeve të rënda që mori nga përplasja fatale.

Sa kaq mësohet se shoferi i makinës është arrestuar.


Shtuar 16.08.2022 08:48