Aksident në Korçë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me murin, lëndohet pasagjeri

Gjatë mesnatës, një aksident me një të lënduar ka ndodhur në afërsi të fshatit Pocestë në Korçë.

Sipas informacioneve policore, mjeti tip BMW ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.

Ka qenë pasagjeri i mjetit ai që është lënduar, por fatmirësisht ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 12.07.2024 09:30