Aksident në Korçë, makina del nga rruga dhe përmbyset, lëndohet gruaja dhe dy fëmijët

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec të Korçës.

Sipas asaj që raportohet në media, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur, ndërsa 3 persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë jashtë rreziku për jetën. Raportohet se të lënduarit janë një grua dhe dy fëmijë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia, ndërsa po kryhen hetime për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit në fjalë.


Shtuar 16.06.2025 18:50