Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në dalje të qytetit të Koplikut. Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 15:00, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet që drejtohej nga shtetasi N. G. është përplasur me mjetin që kishte në drejtim E. L.. Si pasojë e aksidentit janë plagosur të dy drejtuesit, si dhe dy pasagjerët që ndodheshin në automjete.
Të lënduarit janë transportuar më urgjencë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
