Aksident në Golem, rëndohet trafiku (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Kavajë-Durrës, në afërsi të “Malit të Robit”. Si pasojë e aksidentit në rrugë është krijuar një trafik i gjatë.

Të lidhura

None found

Siç shihet edhe në video, janë me dhjetra makina të cilat kanë “ngecur” në mes të rrugës për shkak të trafikut.

Në vendngjarje është nisur edhe ambulanca. Ndërkohë policia është në vendngjarje dhe po punon për lirimin e trafikut.


Shtuar më 4.06.2023 17:58