Aksident në Gjirokastër/ Përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

Mesditën e sotme, një tjetër aksident ka ndodhur në kthesën e Viroit në Gjirokastër.

Raportohet se në aksident janë përshirë dy automjete, ndërsa paraprakisht dyshohet se ka persona të plagosur.

Sakaq, shkak dyshohet të jetë bërë lagështia dhe mjegulla e dendur në këtë aks.

Njoftimi:

“Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Kthesa e Viroit”, automjeti me drejtuese shtetasen L. S., 37-vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 23-vjeç.

Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve, të cilët janë dërguar në spital, ku po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.


Shtuar 4.01.2024 15:01