Aksident në Fier, plagoset një grua

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të marte në qendrën e Fierit. Dy mjete, një tip Benz dhe një Golf, janë përplasur me njëri-tjetrin duke lënë të palgosur një grua.

Mësohet se ajo është plagosur lehtë, ndërsa shkaqet e aksidentit nuk dihen ende.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat e aksidentit./albeu.com

 


Shtuar 25.05.2021 16:43