Aksident në Fier/ Përplasen dy makina, drejtuesja e mjetit përfundon në spital

Pak më parë, një aksident ka ndodhur në vendin e quajtur “ Ura e Mbrostarit” në hyrje të Fierit.

Dy automjete “ Tip Nisan” dhe “Wolsvagen“, janë përplasur me njëra – tjetrën, ku fatmirësisht ka pasur vetëm me dëme materiale.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e mjetit “Ëolsvagen” ka marrë lëndime të lehta dhe është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.


Shtuar 30.04.2024 11:58