Aksident në Fier, ndërron jetë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, në fshatin Bidaj, Kolonjë.

Shtetasi G. B., rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi G. B..

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./albeu.com


Shtuar 12.04.2024 15:27