Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Shen Pjeter të Fierit.
Një banor i këtij fshati, 73 vjeç, teksa ka qenë duke lëvizur me biçikletë, është goditur nga një automjet dhe si pasojë e përplasjes ka përfunduar ne asfaltin e rrugës.
Pas njoftimit në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia dhe një ambulance e cila e ka transportuar të plagosurin në Spitalin Rajonal Fier ku po merr ndihmën mjekësore dhe sipas burimeve të informacionit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit në fjalë.