Aksident në Fier, dy motomjete përplasen më njëri-tjetrin, në spital dy drejtuesit

Një aksident është regjistruar rreth orës 21:30 në fshatin Metaj në Fier ku mësohet se dy motomjete janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit. Bëhet me dije se drejtuesit 20 dhe 34-vjeç, janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në fshatin Metaj, Fier, motomjeti që drejtohej nga shtetasi F. Gj., 20 vjeç, është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi K. P., 34 vjeç. Nga përplasja e motomjeteve janë dëmtuar të dy drejtuesit të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjeksore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Shtuar 26.08.2024 22:31

Tags: ,