Aksident në dy galeri kromi në Dibër, lëndohen 2 punëtorë

Një aksidet është regjistruar në një galeri kromi në Bulqizë, ku për pasojë është lënduar një person. Fatmirësisht punëtori ka marrë dëmtime të lehta.

Gjithashtu është lënduar dhe një punëtor tjetër në një galeri kromi në Martanesh.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ‘Ngjarje Aksidentale’, pasi shtetasi A. B., 29 vjeç, banues në Bulqizë,  gjatë punës në një galeri kromi në Bulqizë,  është aksidentuar  dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta.

Gjithashtu janë referuar materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për ‘Ngjarje Aksidentale’ pasi shtetasi Sh.Gj., banues në Krastë, gjatë punës në një galeri kromi në Krastë, Martanesh, është aksidentuar dhe për pasojë ka marrë dëmtime të lehta”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com


Shtuar 13.09.2021 12:08