Aksident në Durrës, lëndohet drejtuesi i një mjeti

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Durrës. Një automjet me drejtues shtetasin A. Ç., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Shtuar 22.12.2021 11:44