Aksident në Durrës, 20-vjeçarja përplas “Fordin” me trafikdarësen, dërgohet në spital

Një aksident është regjistruar sot në aksin rrugor “Maminas-Sukth. Një 20-vjeçare ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen. Fatmirësisht e reja ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 10:45, në aksin rrugor “Maminas-Sukth”, shtetasja M. T., 20 vjeçe ka humbur kontrollin mbi automjetin tip “Ford” që drejtonte dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen.

20-vjeçarja ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com