Aksident në Berat/ Makina del nga rruga dhe bie nga lartësia, plagoset babai me dy vajzat

Një aksident rrugor është regjistruar në Vërtop, në aksin Berat-Poliçan, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga një lartësi disa metra.

Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Toyota”, që udhëtonte nga Berat në drejtim të Poliçan, ka humbur kontrollin duke përfunduar jashtë rruge.

Të lidhura

None found

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre persona, një 40-vjeçar dhe dy vajzat e tij, përkatësisht 14 dhe 9-vjeçe, të cilët ndodheshin në automjet në momentin e ngjarjes.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitali Rajonal i Beratit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, të cilat po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.


Shtuar 11.04.2026 15:17