Pak minuta më parë, një aksident është shënuar në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, në afërsi të fshatit Golem. Një mjet tip “Golf”, është përplasur me një zetor bujqësor.
Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe mjeti bujqësor është shtyrë për dhjetëra metra nga golfi.
Të lidhura
None found
Nga aksident ka mbetur të lënduar drejtuesi i mjetit bujqësor dhe dy persona që udhëtonin me të. Sipas policisë së qarkullimit rrugor, tre të lënduarit kanë shkuar për marrjen e mjekimit në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Po sipas uniformave blu të qarkullimit në vendngjarje, mjeti tip “Golf” ka qenë me shpejtësi të madhe kur është përplasur me zetorin.
Pritet ekspertiza shkencore për të përcaktuar shkaqet e aksidentit teksa është gjë e rrallë ky lloj aksidenti pasi në përgjithësi mjetet bujqësore nuk frekuentojnë autostradën.
