Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën 24-vjeçari

Në orët e para të mëngjesit, një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur në Vlorë.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 03:00, në zonën e njohur si mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor drejt fshatit Akërni, një automjet i drejtuar nga shtetasi A. H., 24-vjeç, banues në Fier, është përfshirë në një aksident.

Të lidhura

None found

Si pasojë e përplasjes, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në këtë aksident tragjik.


Shtuar 7.04.2026 08:37