Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Vlorë-Orikum, pranë zonës së njohur si “Kala”. Në këtë ngjarje, një automjet “Audi” ka përplasur një këmbësore, e cila po mbante në krahë një foshnjë 3-muajshe.
Foshnja nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa gruaja ka marrë lëndime të lehta.
Të lidhura
None found
Policia shkoi në vendin e aksidentit dhe ka nisur veprimet procedurale për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.
