Aksident në aksin Vlorë-Babicë e Madhe

Paraditen e kësaj të shtune, një aksident është regjistruar në Vlorë, ku drejtuesi i mjetit, 45-vjeç, ka përplasur një këmbësore, 49-vjeçe.

Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 në aksin rrugor “Vlorë-Babicë e Madhe”.

Mësohet se e lënduara ndodhet në spital për asistencë mjekësore, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 6.04.2024 15:31