Paraditen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, ku raportohet se tre persona kanë mbetur të plagosur.
Policia bën me dije se shtetasi J. H., 20-vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar 3 pasagjerët në automjet, të cilët janë në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë, shoferi 20-vjeçar është arrestuar dhe policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.