Aksident në aksin Prrenjas -Librazhd, mjeti i tonazhit të përmbyset në rrugë, bllohohet qarkullimi

Një automjet i tonazhit të rëndë është përfshirë në një aksident, mëngjesin e sotëm, në rrugën kombëtare Prrenjas -Librazhd.

Fillimisht, automjeti është anuar në të majtë të drejtimit të lëvizjes dhe si rezultat i shpejtësisë është përmbysur në të gjithë gjerësinë e rrugës, te “Ura e Xhyrës”.

Fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar, por qarkullimi në këtë aks është bllokuar.

Policia ndodhet në vendngjarje.


Shtuar 11.04.2023 08:31