Aksident në aksin “Pogradec-Qafë Thanë”, tre të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme, 12 nëntor, në aksin “Pogradec-Qafë Thanë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40 në afërsi të fshatit Udënisht.

Policia bën me dije se automjeti tip “Mahindra” me drejtues shtetasin P. Sh., është përplasur me automjetin tip “Peugeot” me drejtues shtetasin Sh. A. 55 vjeç, banues në Elbasan.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit tip “Peugeot” shtetasi Sh. A., pasagjerja në këtë automjet shtetasja A. A., 48 vjeçe, banuese në Elbasan, si dhe pasagjeri i automjetit tip “Mahidra”, shtetasi N. L., 72 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale./Albeu.com


Shtuar 12.11.2023 15:49