Aksident në aksin Morinë-Kukës, automjeti del nga autostrada dhe bie nga lartësia

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Morinë–Kukës, pranë fshatit Përbreg. Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin mbajtës të autostradës, duke rënë më pas nga një lartësi.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca, të cilat po punojnë për të menaxhuar situatën dhe për të dhënë ndihmën e parë. Megjithatë, ende nuk dihen rrethanat e plota të aksidentit dhe as gjendja e personave të përfshirë.


Shtuar 5.03.2026 17:50