Aksident në aksin Lushnje-Fier/ Makina përfundon në kanal, plagoset 40-vjeçari

Mëngjesin e sotëm, një aksident ka ndodhur në autostradën Lushnje-Fier në afërsi të fshatit Bishqethëm. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e përplasjes një prej automjeteve është kthyer përmbys dhe ka përfunduar në kanalin përbri autostradës.

Të lidhura

None found

Ka përfunduar në spital drejtuesi i mjetit me targa greke, i cili ishte emigrant që ishte kthyer nga Greqia.

Sipas mjekëve të spitalit të Lushnjes, gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet e para hetimore për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa paraprakisht.


Shtuar 6.05.2026 09:59