Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, përplasen dy motoçikleta, 3 të lënduar

Foto ilustruese

Një aksident me 3 të plagosur është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy motoçikleta.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i njërit motor dhe drejtuesi dhe pasagjeri i mjetit tjetër.

Menjëherë ka mbërritur policia e Lezhës, e cila po kryen ekspertizën mbi shkaqet e aksident./albeu.com