Aksident në aksin “Kukës-Krumë”/ Përplasen dy automjete, tre persona dërgohen me urgjencë në spital

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”.

Policia bën me dije se janë përplasur dy automjete ndërsa janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjere.

Njoftimi:

Në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, në vendin e quajtur “Qafa e Toblit”, automjeti me drejtuese shtetasen H. H., 62 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. C., rreth 27 vjeç.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja në automjetin me drejtues shtetasin D. C., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


Shtuar 16.10.2025 11:07