Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Korçë–Pogradec, në afërsi të fshatit Sovjan, ku një makinë ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.
Paraprakisht raportohet se një mjet tip “Benz” ka goditur barrierat mbrojtëse anësore dhe më pas ka përfunduar jashtë karrexhatës. Për pasojë mësohet se shoferi ka pësuar dëmtime serioze.
Të lidhura
None found
Bëhet me dije se në vendngjarje mbërritur menjëherë ambulanca, e cila ka transportuar të plagosurin për në Spitalin Rajonal të Korçës për ndihmë mjekësore.
Ndërsa bëhet me dije se shoferi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet ndodhen në vendngjarje duke vijuar me punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
