Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas. Një makinë është përmbysur në rrugë dhe si pasojë një person ka mbetur i plagosur. I lënduari është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Korçës për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet e nevojshme dhe po hetojnë për të zbuluar shkaqet e aksidentit.
Të lidhura
None found
