Para pak minutash, në aksin Gjirokastër-Tepelenë, ka ndodhur një aksident në kthesën për tek Ura e Hormovës.
Mendohet se automjeti ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në rrjedhën e Lumit Drino, duke rënë nga një lartësi mbi 15 metra.
Në vendngjarje, kanë shkuar forcat policore dhe autoambulanca.
Fatmirësisht, raportohet se shoferi dhe pasagjeri në bordin e automjetit kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, policia po punon për zbardhjet e plotë të shkaqeve të aksidentit.