Këtë të hënë, një aksident i dyfishtë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre dhe dy shoferët.
Njëri prej shoferëve mësohet të ketë qenë një 80-vjeçar, ndërsa sipas informacioneve policore, thuhet se një nga tre makinat e përfshira në aksident, ka përfunduar në lokalin që ndodhej buzë rrugës.
Për rrjedhojë, Policia Rrugore procedoi penalisht drejtuesin e mjetit që dyshohet se ishte shkaktari i aksidentit, një 28-vjeçar, kurse të plagosurit po trajtohen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Si pasojë, janë dëmtuar lehtë M. K., E. H., dhe 4 pasagjerë në automjetin e këtij të fundit, si dhe janë dëmtuar ambientet e lokalit në të cilin përfundoi njëra nga makinat.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për M. K., 28-vjeç, pasi në aksin rrugor Elbasan -Librazhd, automjeti që drejtonte, është përplasur automjetin që drejtonte M. K., 80-vjeç dhe me automjetin që drejtonte E. H., 31-vjeç”, njoftoi policia.