Aksident mes Tiranës: “SMART-i” merr përpara 4 persona

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në afërsi të Drejtorisë së policisë së Tiranës.

Një automjet tip Smart nën drejtimin e një shofereje femër ka marrë përpara 4 persona dhe është larguar me urgjencë nga vendngjarja.

Burime bëjnë me dije se personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për identikimin e drejtueses së mjetit.


Shtuar 12.04.2021 21:19