Aksident me vdekje në Tiranë! 28-vjeçari humb kontrollin e motorit dhe përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën

Një aksident me vdekje ka ndodhur gjatë ditës së sotme në në aksin rrugor Baldushk–Vishnje në Tiranë.

Policia më me dije se një 28-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e përplasjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 22.03.2026, rreth orës 13:50, në aksin rrugor Baldushk–Vishnje, shtetasi B. Z., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë 28-vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 22.03.2026 16:08