Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin Kolonjë – Lushnjë.
Sipas policisë, viktimë është shtetasi Isuf Bardhi, 84 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë
Informacion paraprak
Në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër, shtetasi A. Z., 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka përplasur një këmbësor, shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Savër, i cili ka ndërruar jetë në spital.
Eshtë shoqëruar shtetasi A. Z. në Komisariatin e Policisë Lushnjë dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.