Në orët e para të mëngjesit të sotëm në orën 5.25, një aksident me vdekje ka ndodhur në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, në afërsi të fshatit Konjat.
Sipas informacioneve paraprake, një autobuz me targa greke i linjës Tiranë Athinë, ka marrë para një motomjet.
Nga përplasja ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i motomjetit, shtetasi Qemal Krasniqi 72-vjeç.