Në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 05:50, një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik.
Sipas informacioneve policore, një automjet ka përplasur për vdekje një 80-vjeçar.
Njoftimi:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 05:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik” automjeti me drejtues shtetasin A. B., 35-vjeç, banues në Podgoricë, ka përplasur këmbësorin shtetasin Gj. G., 80-vjeç.
Si pasojë 80 vjeçari, ka humbur jetën.
Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.