EMRI/ Aksident me pasojë vdekjen në Shkodër

Një aksident i rëndë është regjistruar në Shkodër. Në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, një makinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Isa Kotorri, 29 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 07.01.2022, në aksin rrugor, Shkodër-Velipojë, automjeti tip “Range Rover”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga./albeu.com


Shtuar 7.01.2022 08:08