Sonte në rrugën nacionale Himarë -Sarandë, në vendin e quajtur “Ura e Borshit”, motomjeti me drejtues shtetasin A. B., 40 vjeç, banues në Qeparo, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi.
Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com