Aksident me disa të plagosur në Bulqizë, “Benz”-i përplaset me një fuoristradën

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Bulqizë ku janë plagosur disa persona.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e  sotme në Bulqizë, në Gjoricë.

Burimet bëjnë me dije se një  automjet i llojit “Benz” është përplasur me një furistradë dhe personat që ndodheshin brenda makinave, kanë pësuar dëme.

Të plagosurit janë dërguar në spital, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet që sollën këtë aksident.

Njoftimi i policisë:

Bulqizë/ informacion paraprak

Në vendin e quajtur ‘’Ura e re’’ aksi rrugor Shupenzë- Maqellarë janë përplasur dy automjete dhe si pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën e po marrin ndihmë mjekësore në spital dy drejtuesit e mjeteve shtetasit R.P., 63 vjeç; M. L., 58 vjeç, dhe një pasagjere.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

/albeu.com/

 


Shtuar 2.08.2021 15:23