Aksident i trefishtë në Milot-Rrëshen, raportohet për 3 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Rrëshen.

Sipas burimeve, bëhet fjalë se janë përplasur 3 mjete me njëri-tjetrin.

Si pasojë e aksidentit 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas burimeve të deritanishme, të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, por ende nuk bëhet me dije gjendja e tyre shëndetësore.

Nga të dhënat paraprake mendohet se mjetet kanë rrëshqitur si shkak i baltës dhe inerteve të rëna në rrugë nga mjetet që marrin inerte në lumin fan./albeu.com/