Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lezhë pasditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Gurra”, teksa mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete.
Nga informacionet paraprake mësohet se një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spitalin e Lezhës.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit. /albeu.com