Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor është regjistruar në aksin e vjetër Fier–Cakran, ku janë përfshirë tre automjete: një “Audi”, një “Hyundai” dhe një “Volkswagen”.
Përplasja mes mjeteve ka shkaktuar lëndime të lehta për një nga drejtuesit, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit.
Të lidhura
None found
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku po kryhen veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në terren dhe pritet të zbardhë nëse ngjarja ka ardhur si pasojë e shpejtësisë, manovrimeve të gabuara apo kushteve të rrugës.
