Një aksident i trefishtë ka ndodhur sot në autostradën Tiranë-Durrës, rreth orës 12:45.
Mësohet se janë përplasur tre mjete me drejtues shtetasit me inicialet S. E., M., B., dhe Th. G.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasja E. B., 68 vjeçe, pasagjere në mjetin me drejtuese M. B, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet përkatëse për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.