Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Shupenzë–Maqellarë, ku janë përfshirë tre automjete, mes tyre edhe një mjet me targa të huaja, bullgare.
Nga të dhënat e para bëhet e ditur se automjeti me targa bullgare ishte në lëvizje drejt kryeqytetit dhe në të udhëtonte një familje. Përplasja ka qenë ballore, duke shkaktuar pasoja të rënda për drejtuesin e një makine tip “Audi”, i cili ka pësuar dëmtime serioze. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës, ku po merr trajtim mjekësor.
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë ndërhyrë shërbimet policore, të cilat po hetojnë dinamikën e përplasjes dhe po punojnë për normalizimin e qarkullimit në këtë pjesë të rrugës.
