Aksident i trefishtë në aksin nacional Memaliaj-Krahës, 3 të plagosur

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin nacional Memaliaj-Krahës.

Tre automjete janë përfshirë në aksidentin që është shënuar para 10 minutave në afërsi të fshatit Qesarat.

Dyshohet se një grua ka ndërruar jetë nderkohë që tre persona të tjerë janë lënduar.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të vlerësuar dëmet dhe zbardhur shkakun e aksidentit.

Lajmi në përditësim…


Shtuar 11.02.2024 12:25