Pak minuta më parë, një aksident i trefishtë është regjistruar në aksin nacional Maqellarë-Peshkopi. Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbi urën e fshatit “Pesëjakë”.
Ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti, ndërsa pritet që policia të mbërrijë në vendin e ngjarjes.
Të lidhura
None found
Dy automjete kanë qenë duke lëvizur në drejtim të qytetit të Peshkopisë dhe njëri dyshohet se ka qenë duke hyrë në rrugën nacionale teksa është përplasur.
Tre drejtuesit e mjeteve kanë pësuar lëndime, ndërsa një nga automjetet ka ngecur pak pa rënë në përrua.
Ky është ndër segmented më problematike të kësaj rruge me aksidente të shpeshta.

