Aksident i trefishtë në Milot, makinat bllokojnë tërësisht autostradën

Një aksident është shënuar mëngjesin e sotëm në Milot. Burimet bëjnë me dije se 3 makina janë përfshirë në një aksident të shënuar vetëm pak minuta më parë.

Fatmirësisht mësohet se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale dhe jo shtetas të lënduar. Aksidenti i shumëfishtë ka shkaktuar radhë të gjata mjetesh, ndërkohë policia gjendet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Vijon… /albeu.com/

 


Shtuar 23.08.2021 10:02