Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në afërsi të nënkalimit të Novoselës.
Një motor është përplasur me një makinë dhe për pasojë janë plagosur shoferi dhe pasagjeri.
Të lidhura
None found
“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:40 , në qendër të fshatit, ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. I., është përplasur me një motomjet që drejtohej nga 20-vjeçari me iniciale M. M.”
Shoferi dhe pasagjeri i motorit janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
