Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

Një aksident i rëndë rrugor është këtë mbrëmje në aksin rrugor Qaf Murriz-Shakalla e Tujanit në vendin e quajtur Zall-Bastar.

Si pasojë e përplasjes së dy makinave janë plagosur 4 persona. Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga korrespondenti i Top Channel Dëfrim Karaj, njëra nga makinat është kthyer përmbys. Kanë qenë drejtuesit e mjeteve të cilët kanë pikas aksidentin dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë shkuar në vendngjarje, ku dhe kanë bërë të mundur dërgimin e të plagosurve drejt spitalit të Traumës.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth shkaqeve të aksidentit, paraprakisht mendohet lagështira në rrugë si dhe shpejtësia e madhe.


Shtuar 6.12.2025 18:16