Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën shoferi italian

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kotë të Vlorës dhe si pasojë një person ka humbur jetën.

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kotë-Gjormë, shtetasi Italian G. F., 62 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi G.F, për shkak të plagëve të marra ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 31.07.2023 20:42