Mëngjesin e sotëm, një aksident automobilistik ka ndodhur në zonën e “Bryllit” në Tiranë, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.
Përplasja ka qenë e fortë dhe kjo duket edhe nga pamjet, ku automjetet janë dëmtuar rëndë.
Të lidhura
None found
Njëra prej automjeteve, tip Benz, ka përfunduar mbi trotuar dhe është përplasur me një pemë.
Nga aksidenti kanë pësuar lëndime të lehta drejtuesit e mjeteve.
Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
